Vasili: Turp dhe faqe e zezë, ka 3 javë që Kuvendi bllokon projektligjin heqjen e taksave të naftës.

schedule09:10 - 29 Mars, 2022

schedule 09:10 - 29 Mars, 2022

Nën kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka deklaruar se Kuvendi i Shqipërisë po bllokon prej 3 javësh projektligjin e LSI-së për heqjen e taksave të naftës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Petrit Vasili, shprehet i indinjuar që qeveria nuk ka marrë masa konkrete për uljen e çmimeve në një periudhë të vështirë ekonomike, me çmimet e produkteve dhe karburanteve që rriten dita ditës.

“Turp dhe faqe e zezë që Rama vazhdon me pazarin e ndyrë të Bordit te Trasparencës dhe nuk voton ligjet, që ndihmojnë popullin për të ulur çmimet e karburanteve”, shkruan Vasili në Facebook.

Postimi im plotë:

“Skandali.Prej tre javesh Kuvendi bllokon projektligjin e LSI per heqjen e taksave te naftes!(DOKUMENTI).

Kuvendi i Shqiperise me shpejtesi rrufeje ndryshon Kushtetuten dhe miraton Akte Normative prej dhjetra e qindra milion euro sa here qe i kerkon qeveria.

Por ne keto dite teper te renda per qytetaret po ky Kuvend bllokon prej javesh projektligjin e paraqitur nga une ne emer te LSI per heqjen e Takse se qarkullimit dhe te Karbonit nga karburantet duke ulur ne kete menyre cmimin.

Pra ky Kuvend i rrembyer nga rilindasit dhe qe telekomandohet nga oligarket dhe Edi Rama me deputetet rilindas eshte kthyer thjesht ne nje çirak dhe perfitues prej tyre.

Turp dhe faqe e zeze, qe Edi Rama vazhdon me pazarin e ndyre te Bordit te Trasparences dhe nuk voton ligjet, qe ndihmojne popullin per te ulur çmimet e karburanteve.”/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!