Petrit Vasili vazhdon të flasë hapur në Pressing, në ABC News. Nënkryetari i LSI-së, u shpreh: “Sportisti nuk është nënpunës. Mbaroi kjo histori! Sportisti përballet me ngarkesa fizike të cilat mund t’i japin mundësi për një jetë të gjatë, por dhe të shkurtër. Po flas për profesionin që kanë.
Sportistit mund t’i mbarojë jeta për një traumë të vetme. Simbolika e futbollistëve, është komplet ndryshe. Komplet kjo idiotësi, që ta llogarisësh sportistin si nënpunës.
Në vend që të krijohen atraksionet e mundshme, i këpusin këmbët. E për fat të keq, edhe vetë njerëzit e sportit janë dorëzuar. 150 milion euro paguan kjo Ministrja për të hequr nga puna njerëz, për të futur njerëz. Dhe i prishin punë disa milion për sportin?”, u shpreh Vasili./abcnews.al