Nënkryetar i LSI-së Petrit Vasili këtë të premte ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë besimin në spitale, pavarësisht situatës së rëndë.
Vasali përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se spitalet duhet të jenë i vetmi institucion tek i cili duhet të kemi besim, pasi roli i tyre nuk mund të zëvendësohet me asgjë.
Ndër të tjera në reagimin e tij Vasili shkruan se e vetmja gjë që duhet kritikuar është propaganda dhe arroganca për mbuluar problemet dhe për të mos i zgjidhur ato.
“Duhet kritikuar shpërdorimi i pacipë politik i QSU nga kryeministri si podium politik i kryeministrisë. Por nuk duhet të lodhemi duke promovuar punën e vetmohimin e personelit mjekësor dhe besimin tek ta sepse kështu u japim besim pacientëve me COVID dhe familjarëve tyre se do ta fitojnë betejën me të”, shtoi Vasili.
Postimi i plotë:
Përgjegjësia e qeverisë është shumë e rëndë, por gjithsesi ta ruajmë besimin të spitalet!
Eskalimi i situatës se COVID-19 në Shqipëri dhe shtimi kritik i rasteve të rënda dhe humbjes se jetëve është fakt i pakundërshtueshëm.
Faza finale e trajtimit të rasteve të rënda janë vetëm spitalet.
Dëshmi të shumta dhe tronditëse janë bërë publike lidhur me mungesat në këto spitale duke filluar nga ushqyerja, higjena, mungesa e etikes, mungesa në barna etj etj.
Të gjitha këto fakte jane prova te pakundershtueshme te nje ç’organizimi shteteror te jashtezakonshem, të mungesës se fondeve dhe burimeve njerezore me te domosdoshme dhe te nje spontaniteti të rrezikshem që natyrshem bie mbi vetem e vetem pacientet.
Megjithate spitalet mbeten absolutisht te pazevendesueshme ne luften me COVID- 19.
Ndaj duhet gjithsesi te ruhet besimi tek ato pasi do te thote jete te fituara.
Stigmatizimi ekstrem i spitaleve për problemet, qe ato paraqisin nuk duhet te kaloje masen pasi kjo hallkë e sistemit shendetesor nuk mundet ne kete moment te veshtire te zevendesohet me asgje.
Duhet stigmatizuar fort po, qasja e turpshme e ministrise se shendetesise, qe reklamon deshmi te sforcuara per gjoja funksionimin perfekt te cdo gjëje ne spitalet COVID.
Duhet kritikuar rreptë propaganda dhe arroganca per mbuluar problemet dhe per te mos i zgjidhur ato.
Duhet kritikuar shpërdorimi i pacipë politik i QSU nga kryeministri si podium politik i kryeministrise.
Por nuk duhet të lodhemi duke promovuar punën e vetmohimin e personelit mjeksor dhe besimin tek ta sepse keshtu u japim besim pacienteve me COVID dhe familjareve tyre se do ta fitojne betejen me te.
Eshte fakt dramatik, qe ky KM dhe kjo qeverisje ishin nje faktor rendues ekstrem me paaftesine e tyre ne perballimin e Pandemise.
KM dhe qeveria kane pergjegjesine dhe duhet te ndryshojne menjehere situaten ne spitalet COVID dhe te financojne ne menyre te jashtezakonshme ato si dhe te ndryshojne ne themel organizimin e funksionimit te brendeshem te tyre per t’ju pergjigjur situates.
-Familjaret duhet te informohen vazhdimisht dhe me etike maksimale per te afermit e tyre,
-ushqimi i te semureve duhet te jete perfekt dhe cdo mungese ne kete drejtim eshte turp,
-higjena duhet te jete maksimale duke mos kursyer asgje per te, -personeli mjeksor duhet te shtohet dukshem per te ruajtur kualitetin dhe freskine e perditshme te tij, -etika e komunikimit duhet te ndryshoje dhe organizohet rrenjesisht
-barnat dhe te gjithe plotesuesit e tjere te protokolleve mjeksore duhet te jene te bollshem e me rezerva.
Realizimi i plote i te gjithe ketyre nevojave emergjente eshte propaganda me e mire, ne vend te propagandes bajate alla komuniste, qe shton mosbesimin dhe zemeraten e qytetareve. e.su./abcnews.al