Vasili: Reforma Zgjedhore pa opozitën është “nul”, do thellonte krizën e brendshme

schedule12:46 - 11 Maj, 2020

schedule 12:46 - 11 Maj, 2020

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka deklaruar pas mbledhjes së tryezës për Reformën Zgjedhore se mazhoranca po tenton të shtojë në tryezë çështje të tjera për të shmangur vëmendjen nga ato primare. Vasili tha se Reforma Zgjedhore pa opozitën është nul.

“Për sa i takon  propozimeve çdo tendencë nga ana e mazhorancës është në funksion të strategjisë së mazhorancës për të votuar në mënyrë të njëanshme. Deri më tani ka vetëm një problem në arritjen e konsesusit që është vullneti i munguar nga ana e mazhorancës.

LEXO EDHE: Bylykbashi pas mbledhjes: Reforma të mbyllet brenda majit, mazhoranca s’ka vullnet

 Ajo duhet të heqë dorë nga blerja e votave që do thellonte krizën politike e cila është edhe më e rënduar nga pandemia dhe krijonte një qorrsokak akoma më të rëndë për vendin. Taktikat për të shtuar në tryezë çështje të tjera është për të mos i dhënë përgjigje çështjeve primare.

Është luajtur në mënyrë të njëanshme edhe me ekspertët. Opozita nuk ka qenë pjesë e lojërave. Kërkesa e vetme qe kemi bërë është të vëmë gjërat në tavolinë. Kjo është një reformë nul nëse bëhet pa opozitën dhe do ishte një kthim akoma më mbrapa në një krizë e cila ka përparuar dhe mazhoranca do përballej me pasoja të rënda në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar”, tha Vasili./abcnews.al