Vasili: Ramës ju prish skenari, 5 qershori një mundësi për të zhvilluar zgjedhje normale

schedule12:46 - 24 Korrik, 2020

schedule 12:46 - 24 Korrik, 2020

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një intervistë në studion e Abc News është shprehur se marrëveshja e 5 qershorit është një mundësi për të krijuar një reformë normale zgjedhore.

Vasili ndër të tjera në fjalën e tij me gazetaren Juli Xhokaxhi ka theksuar se i vetmi që ka sorollatur marrëveshjen është kryeministri Rama.

Sipas nënkryetarit të LSI-së përfshirja e ndërkombëtarëve në marrëveshje i prishi planet shefit të qeverisë i cili ishte kundër një reforme të tillë, pasi qëllimi i tij i vetëm janë zgjedhjet e manipuluara.

LEXO EDHE: Marrëveshja e 5 qershorit kalon në Kuvend me 99 vota, Murrizi kundër

“5 qershori që tashmë ka marrë kuptimin e një metafore politike dhe ligjore ishte përcaktimi përfundimtar për të krijuar zgjedhje normale që do të thotë me kontrollin dhe manipulimin e duhur që nuk ka vjedhjen e votës. Ajo që u miratua dje përveç, 5 qershorit është edhe paketa me 6 ligje të tjera që kanë të bëjnë me shitblerjen e votës dhe me krimin elektoral, manipulimi i zgjedhjeve, vjedhja na kanë bërë që të vijmë në këtë kusht për bërjen e reformës zgjedhore.

Është e rëndësishme që të bëjmë zgjedhje normale, pa tension dhe duke evituar me elementët e kodit dhe kontestimin e palëve. E gjithë kjo situatë precipitoi sepse kreu i PS-së, paragjykoi tavolinën që tha se nuk pret asgjë dhe nuk lëviznin asgjë gjithmonë meraku ka qenë që 5 qershori të dështonte por një gjë e tillë nuk dështoi. Ju prish kryeministrit skenari për prishjen e 5 qershorit.

Siç e keni parë Rama kthehet në një zëdhënës i zërit të popullit, dhe flet në emër të tij që i ka vjedhur votën. Nga data 23 që u miratua 5 qershori e deri në datën që ka miratuar ky nuk bën diferencë. Kushtetuta është lart dhe mëma e gjithë ligjeve.

Me një ekspertizë të thelluar të OSBE-ODIHR, dhe me insistimin e KE dhe ndërkombëtarëve u arrit një marrëveshje të tillë, por e gjithë kjo sjellje ka të bëjë me heqjen e të opozitës së bashkuar është fitues në çdo lloj drejtimi. Tashmë është Edi Rama gati që ta prishë kushtetutën dhe ta përdorë në mënyrë të njëanshme, ndryshimet e njëanshme janë provë e asaj e provuar botërisht se Rama pranon se i ka humbur zgjedhjet dhe të godasësh murin e 5 qershorit që ndajnë zgjedhjet korrekte nga ato të manipuluara.

Kodi elektoral është një dhe i tërë dhe Këshilli Politik është ngritur për të krijuar reformën në bazë të rekomandimit të ndërkombëtarëve jo rastësisht është firmosur në anglisht marrëveshja, por për të kuptuar se marrëveshja e ndërkombëtarëve ishte brenda”, është shprehur Vasili. /abcnews.al