Vasili: PS ka shansin të shënojë një rekord pozitiv, të pranojë asistimin e OSBE/ODIHR

schedule13:00 - 18 Shtator, 2020

schedule 13:00 - 18 Shtator, 2020

Përfaqësuesi i opozitës së bashkuar në Këshillin Politik, Petrit Vasili është shprehur para mediave se mazhoranca po bojkoton marrëveshjen e 14 janarit dhe atë të 5 qershorit për Reformën në Zgjedhore.

Pas largimit nga mbledhja e Këshillit Politik ku nuk u arrit dakordësia me PS, Vasili u shpreh se ky është një shans i madh për mazhorancën, që të pranojë kërkesën e opozitës për t’iu drejtuar OSBE/ODIHR që të asistojë zgjidhjen e çështjes.

“Bëhet fjalë për bojkotimin e marrëveshjes së 14 janarit dhe 5 qershorit. Kërkesa e opozitës së bashkuar ndërton konsensus dhe dialog dhe ruan dy marrëveshjet. Presim që PS të mos bojkotojë marrëveshjet dhe të shënojë një rekord të ri pozitiv. Ky është një shans i madh për PS, jo për opozitën e bashkuar, që nuk ia ndal dot njeri mundësitë për t’u drejtuar tek OSBE/ODIHR. Sot ne po kërkojmë dhe po bëjmë të pamundurën për të ruajtur këshillin”, u shpreh ai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!