Petrit Vasili vazhdon të flasë në studion e Pressing, në ABC Neës. Nënkryetari i LSI-së bëri një krahasim buxheti mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe Ligjin e Sponsorizimit që ka Shqipëria dhe Kosova.
“Sporti me dorë ka mbaruar, vetëm futbolli e mbushte shoqërinë shqiptare. E diela e një shqiptari, është një e dielë e vdekur. Lërini dënglat me bisht! Sot është dita kur jepet përgjigja. Kushdo që vjen, merr përgjigjet e veta.
Ke një ligj sponsorizimesh në Kosovë, ke dhe një në Shqipëri. Ky ligj, i bën të gjithë të shkojnë në Kosovë, çka do të thotë se Shqipëria nuk funksionon. Kosova e ka 1.8 miliard buxhetin e shtetit, Shqipëria e ka 4.2 miliard. Shënojini këto. Janë më të pasur se ne? Kanë mendje më shumë se ne, kaq!/abcnews.al