Vasili: Komiteti i Ekspertëve inekzistent! Maskat dhe mbyllja e lokaleve nuk dhanë rezultat

schedule17:46 - 17 Nëntor, 2020

schedule 17:46 - 17 Nëntor, 2020

Për nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili masat e marra nga Komitetit Teknik i Ekspertëve, fillimisht vendosja e maskave me detyrim dhe më pas mbyllja e bareve dhe lokaleve pas orës 22:00 nuk kanë qenë efikase. Në një intervistë në ABC me gazetarin Endri Xhafo, Vasili deklaroi se deri Komiteti i Ekspertëve ka qenë inekzistent duke i quajtur të gabuara hapat e ndërmarra prej tij në muajt e fundit.

“Komiteti i ekspertëve ka qenë inekzistent. Nuk bënte as sugjerime dhe as nuk ka qenë i dukshëm. Ata vendosën maskën me detyrim. Cilat ishin rezultatet. Pak para ditësh u mbyllën lokalet por treguesit janë keq e më keq. Rritja është në masën 18 deri në 20% brenda një dite.

Problemi është i tillë se kemi të bëjmë me raport vrastar: Shumë nga këta për fat të keq betimin e hipokratit ja kanë shitur hipokritit. Deri tani asnjë nga masat e sugjeruara nuk kanë dhënë asnjë lloj efikasiteti. Masat që nuk prodhojnë efekt mbi pandeminë se nuk lëvizin shifrat do të thotë se ky komitet është shfaqur gabim“, tha Vasili./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!