Vasili e pranon: PS në avantazh, por akoma s’ka mbaruar, forca numëruesve

schedule11:10 - 26 Prill, 2021

schedule 11:10 - 26 Prill, 2021

N/ kryetari i LSI-së, Petrit Vasili pranoi avantazhin e PS-së deri në momentin që po flasim, por u kërkoi komisionerëve që të vijojnë numërimin deri në fund dhe inkurajim për të qenë të freskët.

PS ka një lloj avantazhi në ato zona ku janë numëruar dhe detyra e numëruesve bëhet akoma më me përgjegjësi të lartë. Ka një mbështetje të gjerë të LSI-së dhe opozitës në tërësi dhe cdo gjë vazhdon, cdo votë duhet të numërohet sikur është hedhur dhe sikur është vullneti i qytetarëve.

Është një punë shumë e madhe, vetëm sa ka filluar, solidaritet për të qenë të freskët. Të gjithë do ta çojmë së bashku deri në fund për të numëruar votën e zgjedhësve, forca të gjithë numëruesve” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!