Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, është i ftuar në Pressing, në ABC News. Për bojkotin e futbollit dhe problemet me Ligjin e Sportit, Vasili u shpreh: “Unë nuk e shoh, ku është Ministria përkatëse? Çfarë përfaqëson deputeti Ylli? Çfarë roli ka ai?
Nuk është betejë mes Kuvendit të Shqipërisë dhe sportit, është pëgjegjësi e madhe e Qeverisë, të sigurojë mbarëvajtjen e sportit. Qeveria duhet t’i shikojë të gjitha mundësitë që të ndihmojë sportin. Nuk është kush lëshon i pari, pasi Qeveria duhet të lëshojë e para. E para e punës, duhet t’i kërkohet llogari Qeverisë. A je shteti, ku je? Ku është negociatori? Sporti u zhduk.
Që këtu, shteti ka rënë. E dyta, shfaqet një deputet. Çfarë është ky? Na qenka mik i sportit. Ky është negociatori i Qeverisë dhe i Edi Ramës. Kjo është një idiotësi negocimi, jo prokurë negocimi. Kur del një ligj në parlament, të bëjë që në sport të ketë sponsor, dhe jo sponsorët të shkojnë më kollaj në Kosovë sesa këtu. Ne jemi shumë më dobët se Kosova. Buxheti i Kosovës dyfishi i yni, prandaj ikin të gjithë atje.
Nuk ka sport qeveria shqiptare. Çfarë pune ka Ylli? Ai që duhet të negociojë, është Ministri i Sportit. Ministria e Financave nuk merr vendime, por iu përgjigjet ministrive përkatëse. Është thjesht dhe vetëm zbatuese e këtij buxhetit të shtetit”, u shpreh Vasili./abcnews.al