Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së KLP në përgjigje të përfaqësuesit të ONM pasi ky i fundit u shpreh se disa prej prokurorëve nuk e meritojnë të jenë pjesë e SPAK.
Vasili thotë se ONM nuk e pyet më askush ndërsa ngre katër pyetje lidhur me këtë situatë.
“4 pyetje SHBA-se dhe BE-se ne Tirane per ONM-ne qe s’e pyet më kush!
Po çfare duhet Operacioni Nderkombetar i Monitorimit, qe e kemi edhe ne Kushtetute, eshte edhe me juriste nga SHBA dhe BE, kur nuk e degjon njeri???
Ke besoni me shume ONM apo SPAK?
A ka integritet reforma ne drejtesi kur ONM-se ja perbuzin opinionet qe jep?
Po SHBA dhe BE ne Tirane a jane te lumtur qe ONM-ne e tyre nuk e begenis njeri?”, shkruan Vasili./abcnews.al