Futbollisti që ka shënuar 6 gola në kupat e Europës dhe dy gola të Barcelonës ishte pjesë e “ABC e Mëngjesit” këtë të hënë.
Në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, ish-sulmuesi i Flamurtarit Vasil Rusi, foli për sportin shqiptar, duke analizuar edhe kombëtaren dhe sfidat e saj ne Euro 2024.
Ai u shpreh se kombëtarja shqiptare është shumë e përgatitur dhe se mund të bëjë më shumë.
“Ndeshja e sotme me Spanjën mbetet surprizë. Kemi një kombëtare shumë të mirë. Por besoj se stafi nuk e di akoma forcën e kësaj kombëtareje dhe në ndeshjen me Kroacinë duhet të kishte fituar. Trajneri i Italisë e kishte lexuar ekipin tonë. Fillimi i lojës tek ne duhet të jetë shumë agresiv që të pretendojmë të arrijmë një rezultat pozitiv”, u shpreh ai.
/abcnews.al/