Kjo është pamja që të ofrohet teksa futesh në qytetin e Gjirokastrës. Në fshatin Grehot, buzë rrugës nacionale prej disa vitesh është ngritur një varrezë makinash.
Mirëpo, sipas një vendimi të qeverisë, makinat e vjetra, të dëmtuara në aksidente apo të bllokuara duhet të kenë një distancë të paktën 1 km larg akseve nacionale.
Kjo varrezë automjetesh të vjetra është kthyer në problem, duke shkaktuar ndotje mjedisore në të gjithë luginën e Drinosit.
Autoritetet policore në Gjirokastrës pohojnë se kanë marrë masa për të ndryshuar situatën.
“Do të bëhet inventarizimi dhe shpërngulja e automjeteve”.
Por çfarë ndodh me automjetet, të cilat janë bllokuara nga autoritetet e drejtësisë?
“Bashkëpunim me prokurorinë, për të gjitha automjetet që janë prova materiale, do të bashkëpunojmë me prokurorinë”.
Mjetet e sekuestruara si provë materiale lidhen me një sërë ngjarjesh si trafik klandestinesh, lëndë narkotike, të vjedhura apo të përfshira në aksidente rrugore.