Varreza masive në Kizhevak, burime për ABC: Në 30 nëntor nis zhvarrimi, Kosova në komision

schedule19:20 - 23 Nëntor, 2020

schedule 19:20 - 23 Nëntor, 2020

“ABC” mëson se në datë 30 nëntor do të fillojë procesi i zhvarrimit në Kizhevak, varreza masive në Rashkë të Serbisë ku janë gjetur mbetje mortore. Të pranishëm do të jenë komisionet qeveritare të Kosovës dhe Serbisë, Kryqi i Kuq, ICMP dhe EULEX, raporton gazetarja Linda Karadaku. Zbulimi i lokacionit është bërë me ndihmën e imazheve nga ajri. Dyshimet për varrezë masive në Kizhevak datojnë që nga viti 2015. Kosova ka ende mbi 1600 të zhdukur

Deri në gjetjen e mbetjeve mortore në Kizhevak, në bazë të të dhënave të publikuara nga organizata joqeveritare Fondi për të Drejtën Humanitare, të dhëna këto të nxjerra nga raporti i Zyrës së UNMIK-ut për Personat e Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore dhe të cilat gjenden gjithashtu në bazën e të dhënave të organizatës Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR), që nga viti 2001, në territorin e Serbisë në katër lokacione janë zbuluar varreza masive me trupat e 941 shqiptarëve të vrarë në Kosovë më 1999./ db/Abncews.al