Gjatë luftës tetë-mujore, spitalet janë sulmuar vazhdimisht, me Izraelin që pretendon se po përdoren si baza nga Hamasi. Skenat në Al-Shifa, dikur objekti më i madh spitalor në Rripin e Gazës, ishin ndoshta më dramatiket.
“Mbi 900 terroristë u arrestuan pa asnjë viktimë të vetme civile,” tha një zëdhënës i qeverisë izraelite.
Pretendimi, natyrisht, u kundërshtua menjëherë nga pamja e kufomave të dekompozuara në oborret e Al-Sifah. Javët e fundit katër varre masive janë zbuluar në vend, me grupet hetuese palestineze që thonë se janë gjetur disa qindra trupa. “Ne gjetëm trupa të grave, fëmijëve dhe njerëzve pa kokë, si dhe pjesë të prera të trupit”, tha një zyrtar palestinez i Mbrojtjes Civile.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka shprehur “shqetësim të thellë” për zbulimin e varrezave masive në Al-Shifa dhe Nasser në Gazën jugore dhe së bashku me SHBA-në dhe BE-në kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur mbi krimet e mundshme të luftës.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit pretendojnë se gjatë bastisjeve në spitalet e Gazës, ushtarët zhvarrosën trupat, të cilët ishin varrosur nga palestinezët si pjesë e kërkimit për eshtrat e rreth 250 pengjeve të marra gjatë sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit në Izrael më 7 tetor.
/abcnews.al