Ukraina ka përfunduar zhvarrosjen e trupave në varrin më të madh masiv të zbuluar pas tërheqjes së trupave ruse nga qyteti lindor Liman, tha policia ukrainase të enjten, sipas CNN.
Gjithsej janë zbuluar 111 trupa të civilëve dhe 35 të ushtrisë ukrainase.
“Policia ka përfunduar hetimet në një varrezë në Liman, ku u zbuluan dy varreza masive pas çlirimit të qytetit nga agresori rus. Civilët u varrosën në një vend, dhe mbrojtësit ukrainas – në tjetrin.
Të vrarët u varrosën në llogore. Disa varre janë pa emër. Si rezultat i hetimeve, të cilat kishin zgjatur për më shumë se dy javë, hetuesit gjetën 146 trupa”, thuhet në raport.
Sipas policisë, 25 varreza u zbuluan në Lyman. Në përgjithësi, në të gjithë zonat e çliruara të rajonit të Donetskut, ka 58 varre.
Në përgjithësi, gjithsej 166 trupa janë zhvarrosur në veri të rajonit të Donetskut deri më tani. Në mesin e viktimave civile, kishte 85 burra, 66 gra, pesë fëmijë dhe 10 prej tyre gjinia e të cilëve nuk ishte identifikuar ende.
Sipas të dhënave paraprake, shumica e viktimave kanë vdekur nga plagët e predhave dhe shkaqe natyrore.
Disa trupa mbanin shenja dhune. Numri i atyre që u ekzekutuan nga ushtarët rusë do të raportohet sapo të kryhen të gjitha ekspertizat.
/abcnews.al