Varr romak në Vjenë/ I përket shekullit të parë pas Krishtit

schedule23:07 - 2 Prill, 2025

schedule 23:07 - 2 Prill, 2025

Arkeologët kanë zbuluar një varr masiv romak që daton që nga shekulli i parë pas Krishtit në periferi të Vjenës.

150 burrat u varrosën pa ceremoni dhe me shumë gjasa vdiqën gjatë një beteje të panjohur në histori midis fiseve gjermane dhe romakëve.

Një gjetje e tillë është jashtëzakonisht e rrallë pasi romakët zakonisht i digjin të vdekurit e tyre, madje edhe në kohë lufte.

Fakti që ata janë varrosur tregon një situatë shumë të pasigurt dhe mungesë kohe tha një nga arkeologet.

Të gjithë të vdekurit tregojnë shenja të qarta të plagëve të betejës të shkaktuara nga shpata, shtiza dhe madje edhe katapultë romake.

Në varrin masiv mund të ketë pasur dhe të vrarë nga fiset gjermane dhe do të nevojiten analiza të mëtejshme të ADN-së për të përcaktuar origjinën e tyre.

Një tjetër mister mbetet beteja, në të cilën burrat vdiqën.

Në shekullin e parë të erës sonë romakët e kthyen vendbanimin e dikurshëm kelt të Vindobonës në një fortesë ndihmëse për të mbrojtur kufirin e Danubit kundër fiseve plaçkitëse nga veriu.

Arkeologët përgjegjës për gërmimet thonë se ka të ngjarë që pas këtyre luftërave kundër gjermanëve, Roma mori vendimin për të forcuar masat e saj mbrojtëse dhe për ta kthyer qytetin e ardhshëm të Vjenës në një kamp ushtarak ku do të strehohej një legjion i tërë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!