Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Varkë” me bidona për të shkuar në punë, punëtori në Bulqizë humbi ekuilibrin dhe u mbyt në ujë

schedule12:55 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 12:55 - 10 Dhjetor, 2021

Kjo që shikoni në foto është një varkë me bidona, e improvizuar nga punëtorët e Fabrikës së Pasurimit të Kromit në Bulqizë për të kaluar në anën tjetër të rezervuarit.

ABC mëson se Mustafa Kamishi i cili ndërroi jetë një ditë më parë, bashkë me kolegët e tij Rruzhdi Koç dhe Avni Alliu kanë qenë duke punuar në zonën e grumbullimit të ujërave të fabrikës.

Lexo edhe: Vdiq aksidentalisht pasi ra në ujë, policia zbardh ngjarjen, arreston tre persona në Bulqizë



Gjatë lëvizjes me varkën e improvizuar ata kanë humbur ekuilibrin duke rënë në ujë. Për pasojë Mustafa Kamishi ka ndërruar jetë. Kanë qenë kolegët e tij ata që kanë dërguar trupin e viktimës në banesë, që vdekja të dukej si e ardhur nga shkaqe natyrale.

Ditën e sotme ata janë vënë në prangat e policisë bashkë me Islam Nikën, drejtori i aktivitetet të Fabrikës së Pasurimit të Kromit. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!