Varianti indian shqetësues në Angli, ekspertët: S’mund të përjashtohen kufizimet lokale

schedule16:29 - 14 Maj, 2021

schedule 16:29 - 14 Maj, 2021

Përhapja e variantit indian ka rritur shqetësimin e autoriteteve në Mbretërinë e Bashkuar. Ministri Nadhim Zahawi ka njoftuar se fushata e vaksinimit mund të përfshijë edhe të rinjtë.

Marrja e dozës së dytë e vaksinës anti-Covid dhe masat kundër kësaj sëmundjeje mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së variantit indian, bëjnë me dije autoritetet.

Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social tha se ministrat nuk mund të përjashtonin vendosjen e kufizimeve lokale nëse ishin të nevojshme për parandaluar një variant kundër të cilit vaksinat duket se janë më pak efektive.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë varianti indian në Angli është dyfishuar. Shumica e rasteve janë regjistruar në Angli, 35 të prekur në Skoci, 12 në Irlandën e Veriut dhe 11 në Uells .

Ndërsa Paul Hunter pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se varianti indian është përhapur në shumicën e rajoneve të Mbretërisë së Bashkuar, me përjashtim të Yorkshire, Humber dhe Anglisë Verilindore.

Hunter gjithashtu shtoi se varianti indian po përhapej me ritme të shpejta tek të rinjtë, sidomos tek ata persona që nuk e kanë marrë ende vaksinën ati-Covid.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!