Varianti i ri i koronavirusit, Kina regjistron rastin e parë

schedule14:47 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 14:47 - 31 Dhjetor, 2020

Kina  ka konfirmuar rastin e parë të variantit të ri të koronavirusit. Personi i infektuar është një 23 vjeçare që erdhi nga Britania në Shangai më 14 dhjetor.

Qendra për Kontrollimin e Sëmundjeve në Kinë tha se ky rast paraqet kërcënim me potencial të madh për përpjekjet e shtetit për parandalimin dhe kontrollimin e përhapjes së virusit.

Varianti i ri i koronavirusit, për të cilin ekspertët thonë se përhapet shumë më shpejt se varianti fillestar, ka bërë që shumë shtete të vendosin kufizime për  personat që vijnë nga Britania. Në mesin e këtyre shteteve është edhe Kina.

Autoritetet kineze thanë se pacientja e prekur nga varianti i ri është shtruar në spital pas arritjes në aeroport për shkak se kishte disa simptoma.

Kina ka ndaluar pa afat të caktuar udhëtimet nga Britania dhe drejt Britanisë nga 24 dhjetori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!