Varianti i ri i koronavirusit ka qenë i pranishëm në Gjermani

schedule22:08 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 22:08 - 28 Dhjetor, 2020

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britani duket se ka qenë i pranishëm në Gjermani që prej muajit nëntor.

Mediat e huaja bëjnë me dije se mjekët e zbuluan atë në mostrat e një pacienti që ishte shtruar më parë në spital dhe që më vonë nuk mbijetoi dot. Ndërkohë specialistët në Shkollën Mjekësore të Hannoverit mundën të përcaktojnë variantin e virusit B1.1.7 në mostrat e pacientit që kishte edhe sëmundje të tjera, tha gazeta, duke cituar ministrinë rajonale të shëndetit në shtetin e Saksonisë së Ulët.

Gjetjet e para janë konfirmuar nga Spitali Charite i Berlinit.  Varianti i ri i koronavirusit, i cili është përhapur me shpejtësi në Britani, mendohet të jetë më infektues se variantet e tjera që qarkullojnë aktualisht. Nga analizat e deritanishme del se simptomat e këtij varianti nuk janë më të rënda.

Landi gjerman i Baden-Vyrtembergut tha javën e kaluar se autoritetet lokale e kishin zbuluar variantin e ri edhe tek një person i infektuar që arriti në Frankfurt nga Britania më 20 Dhjetor. Personi u mor nga aeroporti me makinë nga anëtarët e familjes dhe është izoluar në vendbanimin e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!