Varianti i ri i COVID zbulohet në Europë, a rrezikon Shqipëria? Bino: Çfarë dihet deri tani

schedule19:48 - 29 Nëntor, 2021

schedule 19:48 - 29 Nëntor, 2021

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino ka folur në Radarin Informativ në ABC në lidhje me rrezikun nga varianti i ri i COVID, “Omicrom”. Bino deklaroi se ky variant i zbuluar në Afrikën e Jugut, është përhapur me shpejtësi më të madhe se Delta, duke theksuar se këto dy javë do jenë vendimtare. Ajo shtoi se format e kësaj sëmundje deri më tani nuk kanë qenë të rënda. Në lidhje me vaksinat, Bino deklaroi se ato kanë rezultuar efikase duke shtuar më shumë nevojën e vaksinimit për të qenë më të mbrojtur.

“Afrika e Jugut bashkë me disa vende të tjera kanë një rrjet të fuqishëm në lidhje me sekuoncimin gjenetik. Ata kanë zbuluar këtë mutacioni dhe e kanë raportuar pranë OBSH. Ky lloj mutacioni atje është përhapur me shpejtësi më të madhe se Delta nga të dhënat që kemi deri tani. Pra këto dy tre javë që do vijnë do jenë shumë vendimtare. Në Afrikën e Jugut kemi një përhapje të shpejtë të virusit. Ne ndjekim vazhdimisht çfarëdolloj mutacioni. Ne ndjekim çdo ditë çfarë del dhe çfarë duhet të bëjmë. Pandemia nuk ka mbaruar dhe duhet të jemi tepër vigjilent. Në lidhje se sa të rënda janë format e sëmundjes, thuhet se format kanë qenë jo të rënda.

Megjithatë kjo vlen për t’u parë. Nëse do kemi më shumë raste mund të kemi forma më të rënda. Ne do presim dhe do vëzhgojmë. Një element tjetër i rëndësishëm është të shohim nëse është në gjendje ky variant të shkaktojnë riinfeksione. Ky është një element që duhet ta monitorojmë. Dhe pika e katërt. a na mbrojnë vaksinat nga ky virus. Nga të dhënat që kemi deri më sot duket se vaksinat do të afrojnë një farë mbrojtje. Nuk ka asnjë dyshim që duhet të vaksinohemi, Pikërisht edhe nga fakti që është zbuluar në Afrikën e Jugut ku ka mbulesë vaksinale të ulët duke krijuar kushte për krijimin e mutacioneve. Këtu flasim për një pandemi dhe viruset nuk njohin kufi. Shumica e vendeve kanë marrë edhe masa për ndalimin e fluturimeve. Por kjo nuk ka vlerë sepse virusi po zbulohet në vendet e Europës”, deklaroi Bino.

Ajo deklaroi se gjatë këtij viti numri i testimeve ka qenë shumë i lartë në krahasim me një vit më parë. Bino tha se po ndiqet me shumë kujdes ndryshimi i variantit të ri dhe bashkë me laboratorët në vend do të bëhet gjurmimi i çdo rasti të dyshimtë.

“Jemi duke marrë mostra. Po ndjekim me shumë kujdes evolucionin e infeksioneve dhe grupimeve. Është e rëndësishme që çdo rast të gjurmohet.  Numri i testimeve sivjet është shumë më i lartë se vitin e kaluar. Këto dy javë do të monitorojmë bashkë me të gjithë laboratorët. Duhet të jemi sa më vigjilentë. E rëndësishme është të vazhdojmë vaksinimin. Të rinjtë duhet të vaksinohen. Dhe ata mbi 60-vjeç duhet të rivaksinohen. Kemi të bëjmë me një sëmundje të re që nuk ka mbushur as dy vite. Duhen vite që të bëhen skemat e vaksinimit. Të dhënat nga Izraeli janë shumë premtuese”, tha Silva Bino. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!