Përhapja e variantit të ri të Covid, Omicron në të gjithë botën ka bërë që në shumë vende po përgatiten për vendosjen e kufizimeve të udhëtimeve.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë vendi i radhës që pritet të vendosë kufizime për udhëtimet , për të parandaluar përhapjen e Omicron.
Mediat vendase bëjnë me dije se administrata amerikane po përgatitet t’u kërkojë të gjithë udhëtarëve që vijnë, përfshirë amerikanët, të kryejnë testin e koronavirusit një ditë para fluturimit, pavarësisht nga vaksinimi.
Ndër hipotezat që po studiohen është edhe një vetëkarantinë shtatëditore për të gjithë ata që hyjnë në vend, përfshirë edhe qytetarët amerikanë.e.su./abcnews.al