Varianti i ri i COVID mbërrin në Itali

schedule21:11 - 27 Nëntor, 2021

schedule 21:11 - 27 Nëntor, 2021

Rasti i parë i variantit të ri të COVID, Omicron ka mbërritur në Itali.

Pacienti dhe kontaktet e tij familjare janë në kushte të mira shëndetësore.

Në pritje të ekzaminimeve të mëtejshme, burri ndodhet në shtëpinë e tij me pesë anëtarët e familjes që u infektuan, dyshohet se javën e kaluar, pasi i afërmi i tyre u kthye nga Afrika Jugore.

I infektuari është i vaksinuar me dy doza, ndërsa i premtoi vetes se do ta merrte të tretën sapo t’ia lejonin angazhimet. Fakti që ai është vaksinuar me dy doza, sipas profesionistëve të shëndetësisë, nga njëra anë dëshmon për kapacitetin e lartë infektiv të variantit të ri,  nga ana tjetër, megjithatë konfirmon se në çdo rast imunizimet ulin ndjeshëm pasojat e sëmundjes. 

Tashmë varianti i ri Omicron është kthyer në një shqetësim pasi Britania e Belgjika ku kanë konfirmuar nga dy raste. Shumë vende po mbyllin fluturimet me Afrikën.