Varianti i ri i Covid “Lambda” përhapet në 27 vende

schedule15:41 - 6 Korrik, 2021

schedule 15:41 - 6 Korrik, 2021

Varianti i ri i Covid, që është emëruar “Lambda” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është përhapur në të paktën 27 vende të ndryshme. Rasti i parë u identifikua në Peru dhe më pas është përhapur në të gjithë Amerikën e Jugut.

Lambda përbënte rreth 82% të rasteve të reja gjatë muajit maj dhe qershor, sipas Organizatës Shëndetësore Pan-amerikane (PAHO). Me 30 qershor, këshilltari rajonal i PAHO për sëmundjet infektive, Jairo Mendez,  tha se varianti ishte zbuluar në tetë vende të Amerikës Latine dhe Karaibe.

Më shumë se 31%  e rasteve në Kili janë të variantit “Lambda”. Mendez tha se nuk ka prova nëse varianti është më i transmetueshëm se variantet e identifikuara deri më tani.

Ndërkohë sipas një studimi, që ende nuk është rishikuar nga kolegët, vaksinat janë efektive kundër variantit Lambda. s.ba/abcnews.al