Varianti Delta 60% më i transmetueshëm, mund të shmangë antitrupat

schedule22:18 - 8 Korrik, 2021

schedule 22:18 - 8 Korrik, 2021

Mutacioni Delta konsiderohet se është 60% më i transmetueshëm se varianti britanik.

Në një studim të realizuar së fundmi shkencëtarët pretendojnë se mutacioni Delta mund të shmangë antitrupat.

Ky mutacion i zbuluar për herë të parë në Indi prek pjesën më të madhe të Europës dhe se shkaktuar një shpërthim të ri duke prekur kryesisht popullatat e pa vaksinuara si Portugalia, Malajzia, Indonezia dhe Australia. Aktualisht ky variant është më dominues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë sipas të dhënave 48% e amerikanëve janë vaksinuar plotësisht, ndërsa 55% kanë marrë vetëm një dozë.

Sidoqoftë studimi tregon se mutacioni Delta është më pak i ndjeshëm ndaj një dozë të vaksinës, duke sugjeruar që personat e shëruar nga koronavirusi duhet të vaksinohet për të shmangur mutacione të caktuara.

Ky grup shkencëtarësh analizoi 59 persona pasi këto morën dozat e para dhe të dyta të vaksinës AstraZeneca dhe Pfizer/BioNTech. Rezultatet treguan se personat që morën një dozë arritën të neutralizojnë mutacionet Delta dhe Beta në 10%, ndërsa doza e dytë e rriti shkallën e mbrojtjes në 95%.

“Një dozë e Pfizer ose AstraZeneca ishte pak ose aspak e mjaftueshme për variantin Beta dhe Delta”, përfunduan studiuesit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!