Autoritetet shëndetësore japoneze janë të shqetësuar se variantet e koronavirusit mund të çojnë në një valë të katërt të pandemisë, vetëm 109 ditë deri në Lojërat Olimpike të Tokios .
Variantet janë më infektive dhe mund të jenë rezistente ndaj vaksinave, të cilat ende nuk janë gjerësisht të disponueshme në Japoni . Situata është përkeqësuar në Osaka, duke bërë që qeveria rajonale të vendosë masa më të rrepta për një muaj duke filluar nga e hëna.
“Vala e katërt do të jetë më e madhe,” tha Wada, një profesor në Universitetin Ndërkombëtar të Shëndetit dhe Mirëqenies në Tokio./abcnews.al