Familjarët e Bilbil Zekajt që u vetëvar të dielën në paraburgimin e Fierit kërkojnë zbardhjen e ngjarjes.
Ata duan të dinë më shumë për rrethanta e vdekjes së tij. Ata hedhin dyshime nëse ishte vetvrasje apo vrasje.
Bashkëshortja e 51 vjeçarit ka thënë për Abc Neës se ai nuk ka paraqitur asnjë dyshim në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Ajo thekson se bashkëshorti i saj mezi priste datën 26 dhe të dilte nga burgu.
“Unë nuk kam pas asnjë pikë dyshimi ka folur si çdo ditë në telefon dhe ka kërkuar vetëm fishat e insulinës. Nuk me ka dhënë asnjë shenjë për këtë, prisnim me padurim datën 26 se kishte gjyqin. Flisnim çdo ditë në telefon dhe më thoshte mos u mërzit se unë punoj në fushë dhe më thoshte se do të vij unë dhe do ti bëjmë bashkë, mbaj fëmijët pranë. Dua të drejtën e tij, ku u vra si ka ndodhur. Nuk di të them asgjë pasi nuk më ka ënë asnjë dyshim, dhe kur e kam takuar vetëm më prit se do vij”, është shprehur bashkëshortja e Bilbil Zekajt.
Lexo edhe: Var veten me çarçaf 51-vjeçari në burgun e Fierit, ndërron jetë në spital
Ndërkaq babai i 51 vjeçarit thekson se shteti ka detyrim ndaj djalit të tij. Sipas tij ato janë njoftuar nga mjekët e spitalit për vdekjen e tij.
“Pse nuk më lajmëruar mua që në orën 10 ka vdekur djali. Nuk më ka njoftuar fare na ka marrë mjeku nusen, u bataksën fëmija, babai i shkretë nuk dinte gjë fare. Vetëm kam dëgjuar nusen që po ulëriste, dhe më dha lajmin. Ka marrë dhëndri përgjegjësin e burgun dhe nuk ka marrë përgjigje. Djalin nuk ma solli policia por e plasën në spital, shteti ishte i detyruar të ma sillte në shtëpi djalin”, ka thënë babi i 51 vjeçarit./abcnews.al