Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka reaguar për vendimin e palëve politike në vend për t’u rikthyer sërish në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore.
Oliver Varhelyi vlerëson rikthimin për të diskutuar në tryezën e përbashkët çështjen e ndryshimeve kushtetuese. Sipas komisionarit gjithëpërfshirja është mënyra e duhur për çështjet elektorale.
“Reforma zgjedhore në Shqipëri: Gjë e mirë që Këshilli Politik do të diskutojë ndryshimet e propozuara në sistemin zgjedhor. Gjithëpërfshirja është mënyra e duhur për çështjet elektorale. Marrëveshja vendimtare e 5 qershorit ruhet dhe votohet shpejt në ligj pasi adreson një kusht kryesor për bisedimet e pranimit të #EU”, shkruan Varhelyi.
LEXO EDHE: Këshilli Politik mblidhet të hënën në orën 11:00, të gjitha pikat që do diskutohen
Mbledhja e Këshillit Politik do të mbahet të hënën në orën 11:00. Pas disa korrespondencave në distancë më në fund palët kanë dakordësuar orën dhe ditën e takimit për të diskutuar nga afër për ndryshimet kushtetuese dhe marrëveshjen e 5 qershorit. /abcnews.al