Varhelyi kërkon hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

schedule12:35 - 17 Mars, 2020

schedule 12:35 - 17 Mars, 2020

Një ditë para takimit të ambasadorëve të përhershëm të Bashkimit Europian që do të mblidhet nesër në Bruksel ka reaguar Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Komisioneri thekson se nënvizoi rëndësinë e një vendimi pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Varhélyi shton se po shohin mundësinë e ridrejtimit të fondeve të paraanëtarësimit IPA në sektorin ekonomik dhe social në vendet e Ballkanit me ndihmën shtetërore për bizneset.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhélyi në tëitter: “Nenvizova rëndësinë e një vendimi pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë javën e ardhshme si një sinjal për Ballkanin Perëndimore në këto rrethana”

Po shohim gjithashtu mundësinë e ridrejtimit të fondeve të paraanëtarësimit IPA  në sektorin ekonomik dhe social në vendet e Ballkanit  me ndihmën shtetërore për bizneset”, ka shkruar komisioneri.

Gazetarja e Abc News Erisa Zykaj zbardhi draftin e parë të konkluzioneve të ambasadorëve të përhershëm të BE, ku raporohet se Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë i jepet dritë jeshile për marrjen e vendimit lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!