Varhelyi: Ndajmë të njëjtën histori, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

schedule11:13 - 16 Shtator, 2020

schedule 11:13 - 16 Shtator, 2020

Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Evropian Oliver Varhelyi ka deklaruar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.

Varhelyi përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se Ballkani është pjesë e Evropës dhe të gjithë bashkë ndajmë një histori.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në  BE. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, jo vetëm një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit. Komisioni Evropian së shpejti do të paraqesë paketën e rimëkëmbjes ekonomike për rajonin. Ne jemi gjithashtu atje për vendet e Partneritetit Lindor dhe partnerët tanë në Jug. Ne do t’i ndihmojmë ata të krijojnë vende pune dhe të rimëkëmbin ekonomitë e tyre”, shkruan Varhelyi. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!