Varhelyi: Do punojmë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në 2021

schedule22:28 - 22 Qershor, 2021

schedule 22:28 - 22 Qershor, 2021

Komisioneri i Jashtërm për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi ka reaguar pasi ministrat e Jashtëm të BE nuk ranë dakord për një datë për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai shprehet se do të vazhdojmë të punojmë që në vitin 2021 të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është bërë shumë gjatë muajve të kaluar, ku është arritur një përparim i dukshëm.

Ne do të vazhdojmë të punojmë që në vitin 2021 të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një çështje me përparësi”, shkruan Varhelyi. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!