Varhelyi bisedë me Ramën: Presim që Shqipëria të përparojë në rrugën e BE

schedule17:05 - 3 Nëntor, 2020

schedule 17:05 - 3 Nëntor, 2020

Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi kanë zhvilluar një  bisedë. Në një postim në Twitter, Komisioneri bën të ditur se diskutuan për negociatat dhe pandeminë e Covid-19.

Varhelyi thekson po ashtu se presin që Shqipëria të përparojë në rrugën e BE-së.

“Një ‘vizitë’ virtuale me kryeministrin Edi Rama. Diskutuam punën e vazhdueshme për të përfunduar Kornizat Negociuese, mbështetjen në luftën kundër # COVID19 si dhe përgatitjet për samitin e #Sofisë javën e ardhshme. Presim që  Shqipëria të përparojë në rrugën e BE-së”, ka shkruar Komisioneri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!