Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari ka pasur një bisedë me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.
Lajmin e ka bërë të ditur ky i fundit me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
Në postim, Varhelyi shkruante:
“Pata një diskutim të mirë sonte me Rudina Hajdarin në rolin e saj si bashkë-kryetare e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore për të shprehur mbështetje për punën në vazhdim. Reforma zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR janë thelbësore për Shqipërinë dhe përparimin e saj në integrimin në BE”.
Had a good discussion tonight with @rudina_hajdari in her role as co-chair of ad-hoc parliamentary committee on electoral reform to express support for the ongoing work. Electoral reform in line with @osce_odihr recommendations crucial for #Albania & progress on #EU path.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) May 28, 2020
Kujtojmë këtu se pas mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore ka reaguar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Lexo edhe: Mbledhja e Këshillit Politik,Yuri Kim: Besoj se anëtarët do marrin vendime të mençura
Me anë të një postimi, ambasadorja shkruante se beson që anëtarët e Këshillit do të marrin vendime të mençura. /abcnews.al/