Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka zhvilluar në një bisedë me kryedemokratin Lulzim Basha lidhur me afatet e Reformës Zgjedhore.
Përmes një postimi në twitter, Varhelyi thotë se përfundimi i saj në afatin e përcaktuat është thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE.
“Fola sot me Lulzim Bashën duke mirëpritur fillimin e punës ndërpartiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE është që kjo reformë të përmbyllet pa vonesë të mëtejshme, në një linjë më marrëveshjen e arritur në Mars”, shkruan Varhelyi.
Spoke to @lulzimbasha_al today, welcoming resumption of cross-party work on #ElectoralReform in the Political Council. Crucial for #Albania and its path to #EU that this important reform is concluded without further delay, in line with March @EUCouncil #GAC conclusions.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) May 28, 2020
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale Basha thotë se e ka falenderuar Varhelyi për mbështetjen për Reformën Zgjedhore duke shprehur edhe vullneti për mbylljen e saj për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Bisedë shumë e frytshme me Komisionerin për Zgjerimin, OliverVarhelyi. E falënderova për mbështetjen e tij dhe theksova përpjekjet e Partisë Demokratike për të kontribuar për reformën zgjedhore. Nënvizova se vullneti politik është vendimtar si për ta përfunduar reformën, edhe për të garantuar zgjedhje demokratike, të lira nga shitblerja e votës dhe nga ndikimi i krimit të organizuar”, shkruan Basha./abcnews.al
Very good talk with @OliverVarhelyi.Thanked him for his support and emphasized @pdshqiperi efforts to contribute to electoral reform.Underlined that political will is decisive to conclude it and to ensure democratic elections free from vote buying and influence of organized crime https://t.co/gnTvTlJOB7
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) May 28, 2020