Varhely takim me kryenegociatorin e Shqipërisë: Hapat e ardhshëm për negociatat

schedule12:06 - 14 Korrik, 2020

schedule 12:06 - 14 Korrik, 2020

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka takuar sot kryenegociatorin e Shqipërisë, Zef Mazi.

Në një postim në rrjetin social “Twitter” Varheleyi shkruan se në këtë takim u diskutua për hapat e ardhshëm të vendit në funksion të vendimit për negociatat.

Po ashtu komisioneri për Zgjerimin në BE, shton se më rëndësi është edhe zhvillimi i mëtejshëm i reformave.

“U takova me negociatorin e sapoemëruar të  Shqipërisë për integrimin europian Zef Mazi këtë mëngjes për të diskutuar përgatitjet dhe hapat e ardhshëm në funksion të vendimit për hapjen e negociatave. Gjithashtu theksuam rëndësinë e përparimit në reforma”, shkruan ai.