Vardy merr kreun e golashënuesve, Leicester “shtyp” Aston Villën

schedule21:55 - 9 Mars, 2020

schedule 21:55 - 9 Mars, 2020

Është mbyllur takimi i Premier League mes Leicester City dhe Aston Villa, me “Dhelprat” që kanë marrë një fitore të pastër 4-0. Ishte talenti Harvey Barnes ai që zhbllokoi shifrat, në minutën e 40-të të sfidës.

Pjesa e parë, u mbyll me rezultatin 1-0. Në të dytën, trajneri i Leicester Rodgers, aktivizoi sulmuesin Jamie Vardy, në minutën e 60-të. Dy minuta më vonë, bomberi anglez shënon me penallti, duke çuar shifrat në 2-0.

Në minutën e 80-të, Vardy shënon dhe golin e dytë personal, duke shkuar në kuotën e 19 golave në Premier League dhe duke lënë pas Aubameyang, me 17. Në minutën e 84-ët, Barnes vendosi rezultatin final të sfidës në 4-0. Leicester merr kështu tri pikë të arta dhe siguron gjithmonë e më shumë pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm./abcnews.al

Premier League

Leicester – Aston Villa  3-0
Barnes 40’ 84′, Vardy (p) 62’ 80’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!