Raphaël Varane realizoi ëndrrën e fëmijërisë për të luajtur në “Old Trafford”. Mbrojtësi francez firmosi një kontratë 4-vjeçare me Manchester United.
Dhjetë vitet fantastike me Real Madrid, gjatë së cilave fitoi plot 18 trofe, 28-vjeçari nuk i harron dhe ka bërë një postim emocionues për aventurën e kaluar në LaLiga.
“Ditët e fundit kanë qenë të mbushura me emocione dhe ndjesi, të cilat dua t’i ndaj tani me ju. Pas dhjetë viteve të pabesueshme dhe të jashtëzakonshme te Real Madrid, klub të cilin do e mbaj gjithmonë në zemër, erdhi dita për t’u përshëndetur.
Që kur erdha këtu në 2011, kemi tejkaluar të gjithë pritshmëritë, dhe kemi arritur të bëjmë gjëra që nuk do i kisha ëndërruar kurrë. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit me të cilët kam punuar, të cilët kanë bërë gjithçka për mua.
View this post on Instagram
Faleminderit gjithashtu për të gjithë fansat që gjithmonë më kanë dhënë një dashuri të madhe dhe më kanë shtyrë të jap maksimumin tim. Kisha nderin të ndaja dhomën e zhveshjes me lojtarët më të mirë në botë.
Fitore të panumërta që nuk do t’i harroj kurrë, veçanërisht Decima (Champions League numër dhjetë). E kuptoj se ishte një privilegj i vërtetë që isha në gjendje të përjetoja këto momente të veçanta.
Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm nga të gjitha këndvështrimet. Po largohem me ndërgjegjen e pastër që kam dhënë gjithçka për Real Madrid. Tani fillon një kapitull i ri për mua“, shkruan qendërmbrojtësi në rrjetet sociale. /abcnews.al