Varane: Mbappe lojtar i madh, e shoh te Real Madrid!

schedule20:47 - 9 Tetor, 2019

schedule 20:47 - 9 Tetor, 2019

Mbrojtësi francez i Real Madridit, Raphael Varane, i ka thurur elozhe bashkëkombasit të tij, Kylian Mbappe, si dhe ka pranuar se ka dëshirë ta shikojë me fanellën e “Los Blancos”. Të dy futbollistët u grumbulluan fillimisht me Francën për sfidat kundër Turqisë dhe Islandës, por Mbappe u largua për shkak dëmtimi.

Varane ka dhënë një intervistë sot për mediat franceze, ku ka thënë: “Mbappe është një lojtar i madh, shpresoj të rikuperohet sa më shpejt. Do të jetë një mungesë e rëndësishme për ne, pasi dihen kualitetet e tij.

Thashethemet rreth tij? Kur je lojtar i madh, është normale që do të flitet shumë për ty. Kylian është një mik shumë i mirë i imi, asnjë thashethem nuk e shqetëson. Gjithsesi, do të më pëlqente ta shikoja një ditë me fanellën e Real Madrid”, përfundoi shtatlarti./abcnews.al