“VAR-i do na kishte dhuruar titullin në 2012. Commisso? S’e kuptoj si nuk e bleu Milanin!”

schedule19:39 - 31 Tetor, 2019

schedule 19:39 - 31 Tetor, 2019

Adriano Galliani mbetet një tifoz i thekur i Milanit. Ish-administratori deleguar i kuqezinjve, sot në të njëjtin rol te Monza, ka analizuar mendimin e tij rreth VAR-it. 75-vjeçari është pro teknologjisë dhe i rikthehet edhe njëherë episodit të famshëm të Sulley Muntari.

Mesfushori afrikan mposhti Buffon dhe topi kishte kaluar plotësisht vijën fatale. Ndryshe menduan arbitrat, teksa kuqezinjtë humbën titullin prej atij episodi.

Galliani komenton edhe tratativat në lidhje me Rocco Commisson. Manjati amerikan ishte pranë blerjes së Milanit, por akordi nuk u arrit dhe në fund zgjodhi të blinte klubin e Fiorentinës.

Goli i munguar i Muntarit

VAR – “Kam mendim të mirë për VAR-in. Ka reduktuar shumë numrin e gabimeve të gjyqtarëve. Sigurisht që duhet përmirësuar protokolli, por VAR-i vlen. Nëse do të ishte teknologjia në golin e famshëm të Muntarit, ndoshta do të kishim fituar titullin në vitin 2012. Kush e di, mund të kishim fituar edhe ndonjë titull tjetër më vonë”.

SHITJA E MILANIT – “Jam shumë i zhgënjyer. Commisso ishte një hap larg blerjes së Milanit, por nuk u kuptua pse Yonghong Li nuk ia shiti klubin, ku do të vazhdonte të ishte aksioner. Pak ditë më pas humbi gjithçka dhe klubi përfundoi në duart e Elliot. Nuk kam arritur ta kuptoj kurrë atë që ndodhi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!