Vapë e madhe? Sekreti që na freskon për të fjetur rehat

schedule02:00 - 23 Qershor, 2022

schedule 02:00 - 23 Qershor, 2022

Një sekret i zgjuar që mund të na freskojë netët e nxehta të verës, sugjerojnë ekspertët. Është me kosto të ulët dhe shumë efikas.

Të gjithë e dimë se kur rritet merkuri, netët bëhen të vështira për ata që nuk kanë kondicioner ose nuk duan ta ndezin, sepse ua vështirëson frymëmarrjen.

Megjithatë, ekziston një truk me ventilatorin që mund të ofrojë lehtësim në një natë të nxehtë me nxehtësi mbytëse. Kjo është teknika e ventilimit të kryqëzuar ose lëshimit të nxehtësisë.

Gjithçka që ju nevojitet është një ventilator dyshemeje që mund të vendoset “fytyrë” në një dritare të hapur. Domethënë, në vend që ventilatori të na fryjë direkt teksa jemi të shtrirë në shtrat, sekreti është ta kthejmë në mënyrë që të “shohë” një dritare të hapur.

Konsulenti i dizajnit mjedisor me bazë në Zelandën e Re Nelson Lebo rekomandon vendosjen e ventilatorit në një anë me hije të shtëpisë përballë dritares sapo temperatura e jashtme të bjerë nën atë brenda shtëpisë.

Kjo teknikë aktivizon rrjedhën e tërthortë të ajrit ku në thelb ajri i nxehtë fryhet nga shtëpia dhe ajri i ftohtë lejohet të hyjë.

Për Nelson Lebo, kjo metodë është më praktike sesa vendosja e ventilatorit përpara nesh gjatë kohës që flemë, një praktikë që thajnë hundën dhe rrugët e frymëmarrjes dhe mund të jetë edhe e bezdisshme për shkak të zhurmës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!