Dinamo nuk po kalon aspak nj2ë moment të mirë në kampionat, ku humbja ndaj Kastriotit ka shtuar edhe më shumë “hallet” e bluve, pasi janë me një “këmbë” në Kategorinë e Parë.
Në një situatë të tillë, trajneri Rodolfo Vanoli duhet të përballet edhe me dëmtime dhe pezullime te një pjesë e konsiderueshme e lojtarëve.
Sfidën e javës së 29-të “nëndetësja blu” do e luajë kundër Laçit në transfertë, një takim ku tekniku italian duhet të bëjë pa Sidiben i cili është i pezulluar, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Ndërsa Sabien Lilaj mban në “ankth” teknikun italian për përballjen me Laçin pasi për shkak të një dëmtimi mungoi ndaj krutanëve. /f.a/abcnews.al