Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vangjeli: Ky derbi ishte ndryshe, arbitri ka marrë vendime të drejta

schedule22:58 - 2 Mars, 2020

schedule 22:58 - 2 Mars, 2020

Kristi Vangjeli, mbrojtësi i Tiranës, është i ftuar në Pressing, në ABC News. Në fjalën e tij, futbollisti i bardhebluve kryeqytetas tha: “Pesë minutat e para, Partizani na vuri në vështirësi. E kishim përgatitur këtë gjë.

Në ndeshjen e parë, ishte Partizani mbi nesh, në pozita, ndërsa derbi i së premtes ishte e kundërta. Ne ishim më sipër dhe Partizani do të na bënte presion. Më pas, ishim ne ata që ushtruam presion dhe ndikuam te kundërshtari, duke fituar dhe dy penallti.

Nuk pritet asnjëherë që në derbi të shënohen kaq shumë gola, fituam 5-1, pavarësisht se ishin me një lojtar më pak, në pjesën më të madhe, gjyqtari ka bërë një arbitrim të mirë, ka marrë vendime të drejta.

Më vjen keq që Idrizaj shënoi autogol, është miku im. Terreni është shumë i vështirë aty, është një pjesë e mallkuar e stadiumit”, tha Vangjeli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!