Vangjeli: Ekipi ka vlerë, diferenca na jep qetësi, fitojmë në derbi dhe shpallemi kampionë

schedule19:49 - 4 Maj, 2022

schedule 19:49 - 4 Maj, 2022

Kristi Vangjeli, një nga ndihmësit e trajnerit Orges Shehi, foli pas barazimit 1-1 me Teutën, duke prekur disa tema të ndryshme gjatë fjalës së tij.

“Kohë e limituar, trajneri ka një takim për të qetësuar lojtarët, kështu që dola unë për t’u respektuar. Ndeshja? E kishim kontrollin e lojës, por duhet të ishim më të qetë në pjesën e dytë. Nuk duhet t’u lejonim hapësira Teutës, duhet të ishim më shumë agresivë në mesfushë. Ekipi ka vlera, diferenca me ekipet e tjera na jep qetësi për të vazhduar punën për ndeshjet e radhës.

Arsyeja e acarimit? I nervozoi gjykimi i kryesorit Alla, por ne si klub nuk do e tolerojmë këtë sjellje, te Tirana nuk duhet të merret kush me gjykimin. Dolëm disi nga vetja jonë.

Tirana e ka treguar gjatë gjithë vitit që ka ekip me vlera. Ekipi do tregojë kualitetin që kë në ndeshjen e radhës. Është një moment jo, nuk është panik, thjesht të ulim kokën, të punojmë më shumë dhe të japim më të mirën. Për gjykimin nuk merremi ne si staf, të merren të tjerët.

Do bëjmë maksimumin për të dalë kampionë me një diferencë më të madhe se kaq, nuk presim frenimin e Laçit. Do japim maksimumin ndaj Partizanit, do tentojmë tre pikët.

Shumë të fokusuar te dalja e Seferit golashënues? Jo, nuk besoj se e kemi treguar këtë gjë. Sigurisht që duam që Taulanti të dalë golashënues, shpresojmë të japë maksimumin dhe të shënojë në ndeshjet e mbetura. Jemi të fokusuar vetëm te grupi, jo te Taulanti.

Spostimi i festë në derbi? Jo, nuk e kemi planifikuar. Më vjen mirë që ekipet po japin maksimumin, si Kastrioti apo Teuta sot. Shpresojmë të fitojmë në derbi dhe të shpallemi kampionë.

Kur do jem trajner i parë? Nuk e mendoj shumë shpesh. Dua shumë që të rritem në këtë post që jam tani. Është shumë herët për të marrë një vendim për t’u bërë trajner i parë. Duhet të jesh shumë i qartë në kokën tënde, do i bëj gjërat në momentin e duhur”, përfundoi Vangjeli. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!