Vangjel Dule: U shkelën të drejtën e minoritetit, do kërkojmë përsëritjen e zgjedhjeve në Dropull

schedule21:44 - 4 Maj, 2021

schedule 21:44 - 4 Maj, 2021

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule e ka cilësuar si shkelje të të drejtave të minoritetet vendimin e Komitetit të Ekskpertëve për karantinë pak ditë para zgjedhjeve për emigrantët.

Në studion e  Log. me Endri Xhafon, Dule tha se do të kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve për të paktën bashkinë e Dropullit. Gjithashtu edhe kreu i republikanëve e ka cilësuar vendimin e Komitetit si politik, që i shërben interesave të Edi Ramës.

Pjesë nga biseda në studio:

Famir Mediu: Parashikoi sa do ishte rezultati, i ka bërë të gjitha të kalkuluara. Po ta shikonin rritjen e opozitës do të kishte më shumë mandate nëse nuk do kishte atë lloj vjedhje. Naiviteti i opozitës është se zgjedhjet mund të ishin fer. Nuk ka zgjedhje fer me Edi Ramën. Nuk ka vend në bote që të rrijë katër vjet pa gjykatë kushtetuese. Është puc shtetëror. Shkatërroi edhe parlamentin një dorë ia dhamë edhe ne. Shkatërroi çdo lloj marrëdhënie të drejtë të ekonomisë së tregut. Kur në një shtet nuk gjen mundësi për të ndërtuar të ardhmen tënde do të ikësh.

Vangjel Dule: Dje komiteti teknik i ekspertëve hoqi karantinë 14-ditore. Ajo qëndroi në fuqi për 7 ditë. E shikoni që i gjithë shteti është në fuqi të partisë. A do të ishin të gjitha votat për Tavon? Unë besoj se statistikisht në Gjirokastrës prodhohet duke krahasuar shifrat është që po. Këtu kemi shkelje të mirëfilltë të drejtat e minoriteteve. Kjo përkthehet në dy mandate.

Fatmir Mediu: Me një vendim të një komiteti tërësisht politik sipas interesave të Edi Ramës u penguan të marrin pjesë në votim qytetarë shqiptarë. Nuk ndodhi as nga Italia, as nga Mali i Zi. Prishte kushtetuta për tre ditë. Ndryshohet Kodi Zgjedhor. Të gjitha politikat që u bënë ishin vetëm për të krijuar konfuzion. Fleta e votimit u bë si telebingo. Çdo gjë që e ka bërë është vetëm për të sabotuar procesin. Mënyrën e votimit të atyre që u blihet u çohet me fletë si bëhet.

Fatmir Mediu: Kemi rivlerësimin e votave të pavlefshme. Në rang republike një mandat përkthehen në 12 mijë vota, ato të LSI shkojnë në 45 mijë vota.

Vangjel Dule: Për zonat e  minoritet do të kërkohet përsëritja e zgjedhjeve. Në kundërshtim me ligjin u është penguar në mënyrë masive ushtrimi i të drejtës së votës. Në bazë të legjislacionit në fuqi është lejueshme përsëritja e procesit zgjedhor, të paktën  në bashkinë Dropull. g.v/abcnews.al