Vangjel Dule: Thërrisni Konferencën e Kryetarëve, nuk përjashtohen parlamentarët si kope bagëtish! Spiropali: Dënoni dhunën!

schedule10:41 - 17 Tetor, 2024

schedule 10:41 - 17 Tetor, 2024

Nuk ka munguar as në këtë seancë kaosi në Kuvend. Deputetët e opozitës nuk kanë hequr dorë nga skenari i tyre i dhunës.

Ndërsa mori fjalën, Vangjel Dule bëri thirrje që deputetët të lejohen në Kuvend dhe të mos kërcënohet parlamentari.

“Në vitin 1991 ka rënë diktatura. Nuk dënohet dhe nuk kërcënohet parlamentari dhe salla e parlamentarit. Javën e kaluar tentova të hyjë në Parlament pa pasur asnjë dënim. E njëjta gjë më ndodhi dhe sot, dy herë. Në rastin e dytë edhe me një gjuhë patronazhisti. Kjo është fryma që doni të mbizotërojë. Merreni më ngadalë se ka parë kjo sallë ka parë shumë. Thërrisni Konferencën e Kryetarëve, nuk përjashtohen si kope bagëtish parlamentarët. Çdo gjë ka një limit, thirrini arsyes, zoti Shalsi dhe lërini retorikat me gogola”, tha ai.

Kryetarja e Kuvendit, Spiropali: Garda e Republikës ka organizuar hyrjen në sallë në mënyrë të dinjitetshme. Nëse doni të diskutojmë në një Parlament normal të dënoni dhunën me djegie, me sende të forta. Të dënoni pengimin e punës të deputetëve të Kuvendit dhe ne jemi të hapur të ulemi edhe në Konferencën e Kryetarëve dhe kudo. Respektoni edhe Gardën që bën një punë shumë ë vështirë. Mos digjini Kuvendin, mos hidhni molotov se kjo nuk ka ndodhur. Kthejuni arsyes dhe ne do t’i kthehemi tavolinave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!