Vanesa ishte lojtarja e sotme në “Kutia 21”. Sapo hapi kutitë e parë, ajo eliminoi menjëherë shumat 2 000 dhe 10 000 euro. Vanesa arriti të gjente figurën misterioze në ekran duke siguruar kështu 125 euro. Refuzoi vazhdimisht ofertat me shpresën se do të merrte 4 mijë eurot që kishte ende në lojë.
Por dhe kur kjo shifër, më e madhja që kishte mbetur, u eliminua Vanesa i shkoi deri në fund lojës. Bankeri vendosi që t’i ofronte një mundësi të pazakontë që nuk e kishte bërë kurrë më parë. Për çfarë bëhej fjalë? Sa euro gjendeshin në kutinë e Vanesës? Ndiqni videon në kanalin e ABC-së në Youtube.