Mbrojtësi Virgil van Dijk ka vënë në dyshim taktikat e kombëtares së Holandës.
Skuadra mundi Danimarkën 4-2 në një ndeshje miqësore duke përdorur një formacion 3-4-1-2 të zgjedhur nga trajneri Louis van Gaal.
“Kemi punuar shumë, kemi pasur shumë takime dhe ushtrime taktike. Ka disa gjëra të mira dhe ka gjëra për të cilat duhet punuar. Ne do t’i kuptojmë të gjitha.
Sigurisht që kjo është një skemë e re për ne, kërkesat për lojtarët janë të ndryshme. Por mendoj se kemi arritur shumë.
A ju pëlqen kjo taktikë?
– Epo, unë ende preferoj 4-3-3, por nuk jam trajner i kombëtares. Dhe trajneri ka një mendim shumë të fortë për këtë çështje, – tha lojtari që përfaqëson Liverpool-in, në një intervistë për NOS. /abcnews.al/