Virgil van Dijk ishte një ndër lojtarët e kritikuar pas humbjes që Liverpuli pësoi kundër Napolit. Qendërmbrojtësi holandez u bë me faj te goli i dytë i shënuar nga Llorente. Gjithsesi ajo ndeshje i përket së shkuarës dhe në kampin e kuq i shohin gjërat pozitivisht.
Van Dijk nuk sheh asgjë për t’u shqetësuar dhe thekson se deri më tani kanë bërë paraqitje mjaft të mira, ndaj duhet të shohin përpara. “Nuk e di nëse është një telefonatë për t’u zgjuar. Të dyja ekipet ishin në lojë dhe menduam se gjithçka po mbyllej në barazim”, shprehet fillimisht Van Dijk për “Guardian”
Mbrojtësin shton: “Pa asnjë dyshim që penalltia ndryshoi gjithçka dhe ne shkuam në shtëpi pa asnjë pikë. Gjithsesi nuk është një telefonatë për t’u zgjuar. Kemi që në fillim të sezonit që po bëjmë ndeshje të jashtëzakonshme, ndaj nuk ka asnjë arsye për panik”.
“Në shumicën e ndeshjes kemi luajtur mirë, i vumë ata në presion dhe krijuam disa raste. ka shumë gjëra pozitive, përveç rezultatit që nuk ishte në favorin tonë. Duhet të përpiqemi të fitojmë ndeshjet e tjera dhe tani të fokusohemi te Chelsea në kampionat”, përfundoi futbollisti i Liverpulit. /abcnews.al