“Jam 28 vjeç dhe dua të përbush çdo ëndërr që kam pasur. Jeta është e shkurtër dhe karriera mund të jetë e shkurtër gjithashtu. Po e shijoj të luajturin më këtë ekip dhe këtë trajner. Nuk mund të shoh shumë larg tani. Por për momentin po shijoj gjithçka këtu”.
Këto janë fjalët e Virgil Van Dijk, mbrojtësit më të mirë në botë për momentin. Ylli i Liverpool vjet iu gëzua fitimit të Champions League, ndërkohë që këtë sezon është shumë pranë triumfit në Premier League. “The Reds” po e presin me padurim titullin, që mungon prej më shumë se 20 vitesh.
Fitimi i titullit kampion do e bënte atë që të mendonte për një aventurë të re, sikurse bën me dijë një burim për “The Sun”. Jo vetëm kaq, por një klub i madh europian si Juventusi po mendon ta joshë qendërmbrojtësin, duke tentuar ta shfrytëzojë “ngopjen” e tij dhe dëshirën për një aventurë të re.
Ekziston një binde që Van Dijk do të donte të ndryshonte ambient nëse fiton kampionatin dhe Juventusi po përgatit edhe një ofertë që kap shifrën e 150 milionë sterlinave, një shifër që do të ishte rekord nëse do të shpenzohej për një mbrojtës.
Juventusi është një klub financiarisht i shëndoshë dhe mund ta bëjë një sakrificë të tillë, por mbetet të shihet se sa i gatshëm do të jetë Liverpool për të hyrë në bisedime për një transferim të tillë. /abcnews.al